Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria do të mbetet gjithnjë e me vendosmëri krah Republikës së Kosovës çdo here që e drejta e saj sovrane për tu qeverisur nga autoritetet e veta do vihet në pikëpyetje në çfarëdolloj forme.
Ai shtoi se dialogu është e vetmja zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë prandaj është e vetmja platformë ku duhet të orientohen të dy vendet.
“Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm. Nuk e zgjodhëm ne të jetonim në këtë lagje sekëlldisëse të Evropës, që quhet Ballkan, madje nëse do të mundeshim do ta kishim zëvendësuar njëri-tjetrin me fqinj të tjerë. Por së pari, nuk ka asnjë vend tjetër në këtë planet ku ta transferojmë vendin tone dhe së dyti, secili prej fqinjëve tanë është këtu për të qëndruar”, tha Rama.
Rama tha se vendet e Ballkanit duhet të mësojnë shpejtë se i duhet të jetojnë me njëri-tjetrin të punojnë me njëri-tjetrin e të ndihmojnë njëri-tjetrin pasi kështu është në interesin e të gjithëve.
Ai tha se ndërtimi i urave të bashkëpunimit me Serbinë është gjëja e duhur për Shqipërinë.
“Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm. Nuk e zgjodhëm ne të jetonim në këtë lagje sekëlldisëse të Evropës, që quhet Ballkan, madje nëse do të mundeshim do ta kishim zëvendësuar njëri-tjetrin me fqinj të tjerë. Por së pari, nuk ka asnjë vend tjetër në këtë planet ku ta transferojmë vendin tone dhe së dyti, secili prej fqinjëve tanë është këtu për të qëndruar”, tha Rama.
Ditë më parë, Rama, kur ishte pyetur nëse do të ndihmonte Kosovën me trupa policore e ushtarake pas situatës në veri, pati thënë se Kosova është shtet sovran dhe në territorin e saj nuk ka nevojë për trupa policore të shteteve të tjera./abcnews.al/