Brazili, një nga pretendentët kryesorë të Kupës së Botës u eleminua në cerekfinale nga Kroacia permes llotarise se penalltive.
Një ndeshje e luftuar nga të dyja palët ne 120 minuta e cila u mbyll 1 me 1 para se te shkohej tek penalltite.
Në kohen e rregullt portieri kroat Livakovic ishte hero i ballkanasve me dy pritje fantastike duke e derguar ndeshjen ne shtese, aty ku ndeshja ishte dramatike.
Ishin brazilianët ata që kaluan ne avantazh të parët me anë të Neymar pas nje aksioni spektakolar.
Mirepo kroatet shokuan Brazilin fale golit te barazimir shenuar nga Petkoviç pak caste para perfundimit te shteses se dyte.
Llotaria e penalltive i buzeqeshi kroateve te cilet fituan 3 me 1 pas dy penalltive te gabuara nga Selecao.
Ne gjysmefinale Kroacia do te luaje ndaj fitueses se ciftit Argjentinë-Hollandë.