“Kapriçot” e motit në Angli, paralajmërohen përmbytje në dhjetëra zona

Tashmë që temperaturat janë rritur, shkrirja e borës në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur shqetësimin për përmbytje në disa zona.

Pas disa javësh me temperatura nën 0, njerëzve u është njoftuar se nga dita e sotme një ajër më i butë vjen nga Atlantiku por që ky ndryshim drastik i motit mund të shkaktojë përmbytje të mëdha në gjithë vendin.

The Mirror shkruan se paralajmërimet për shi të rrëmbyeshëm janë dhënë gjithashtu nga Zyra e Meteorologjisë për sot dhe ditën e nesërme, si dhe ndërprerje të mundshme të energjisë si rezultat. Në Ditën e Krishtlindjes, u njoftua se  do të ketë kushte të ndryshme moti në veri dhe jug të Anglisë.

Paralajmërimet për përmbytje janë dhënë për këto zona në Mbretërinë e Bashkuar:

Alfriston

Hellingly dhe Horsbridge

Lower Frome nga Dorchester në East Stoke

Lower Frome nga East Stroke në Wareham

Mock Bridge, afër Shermanbury në lumin Adur

River Avon nga Didworthy në Aveton Gifford

River Axe nga Axminster në Axmouth

River Axe (Upper) nga Winsham në Axminster, duke përfshirë Chard Junction dhe Weycroft

Lumi Parrett (i sipërm) nga South Perrott në Thorney

River Wriggle në Chetnole

Upper Frome nga Maiden Newton në Dorchester

West End Habour./tvklan.al