Ngushëllimi opozitar: Kur s’mund ta zë vendin e BDI-së, Lëvizja Besa e kënaqur me vendin e tretë!

Anketa e Institutit Amerikan, IRI ka nxjerrë edhe një herë në pah se Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e parë në bllokun politik shqiptar me 7% të votave të përgjithshme.

Pas saj, renditen Aleanca për Shqiptarët me 5% dhe Lëvizja Besa me 4%.

Përveç BDI-së, është kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ai që kryeson listën e besueshmërisë së liderëve në bllokun politik shqiptar.

Pas anketës së shpallur dje, të kënaqur kanë dalë partitë që në rënditje janë më poshtë se Bashkimi Demokratik për Integrim.

Rezultatet si të “shkëlqyeshme” i duken Lëvizjes Besa dhe Bilall Kasamit edhe pse partia e tij renditet e treta në bllokun politik shqiptar.

Portalet e afërta me Kasamin dhe Besën e kanë cilësuar si “ngritje” të besueshmërisë në opinion, duke harruar se me këtë anketë shqiptarët Besës po edhe Kasamit i treguan se vlen vetëm për vend të tretë!

Kjo nxjerr në pah, se partitë në bllokun politik shqiptar bëjnë luftë dhe garojnë me njëra tjetrën se kush do të dalë e dyta dhe e treat, sepse siç tashmë dihet, tradicionalisht shqiptarët vendin e pare ia kanë ndarë BDI-së për shkak të gjithë kontributit të deritashëm për avancimin e pozitës së tyre.