Aeroporti i Prishtinës kërcënohet me bombë, anulohen fluturimet

Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari” është alarmuar të mërkurën.

Shkak u bë një alarm për bombë.

Të gjithë udhëtarët janë evakuuar jashtë.

Policia e Kosovës,  thotë sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim”. /Periskopi/