Pas ndryshimit të masës për Dejan Pantiq nga “paraburgimi” në “arrest shtëpiak”, ka filluar të shtensionohet situata në veri të Kosovës.
Qendra për Menaxhim Kufitar të Kosovës ka bërë të ditur se pikë-kalimi kufitar në “Merdare” është plotësisht i liruar dhe në funksion, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi sot janë larguar barrikadat që ishin vendosur nga serbët në anën e Serbisë, si masë solidarizimi me serbët në Kosovë.
Agjencia e lajmeve Associated Press ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
klankosova.tv