Arrestohet Andrew Tate, mënyra spektakolare si u kap

Sipas mediumit rumun Libertatea, shtëpia e tij u bastis të enjten në lidhje me një hetim për kidnapimin e dy vajzave.

Bastistja thuhet të jetë bërë na DIICOT, Drejtoria për Hetim të Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Bukuresht.

Edhe prokurorët e kanë konfirmuar që arrestimi ka ngjarë nën dyshimin për traifikim me njerëz, përdhunim dhe formim të një grupi kriminal.

“Katër të dyshuarit duket të kenë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe ekspoatimit të grave duke i detyruar që të krijojnë përmbajtje pornografike të destinuar për ‘tu parë në ueb-faqe të specializuara për një kosto”, kanë thënë prokurorët.

Andrew Tate u arrestua në Rumani të enjten, pasi aksidentalisht ua zbuloi të gjithëve vendndodhjen e tij në një video në të cilën ai ofendonte aktivisten suedeze, Greta Thunberg dhe tradhtohej nga një kuti picash.

Pak ditë më parë, Tate sulmoi Thunberg-un në Twitter dhe pasi Greta e tallte, ai publikoi një video në të cilën e ofendonte më tej dhe bëri një gabim kardinal. Tate, i cili kërkohet nga policia me akuzën se ka marrë pjesë në një grup kriminal me qëllim trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin seksual të grave, në një moment të videos kërkon t’i sillnin një picë dhe rezultoi se të jetë piceri Jerry’s, e cila operon në zonën e Bukureshtit.