Kush është Ovidio Guzman, djali i ‘El Chapo-s’ dhe pse njihet me nofkën “El Raton”? – Klan Macedonia

Ovidio Guzman-Lopez është djali i Joaquin “El Chapo” Guzman dhe gruas së tij të dytë, Griselda Lopez Perez; Ai njihet gjithashtu si El Raton, (brejtësi) është 30 vjeç dhe identifikohet si një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa.

Së bashku me tre vëllezër të tjerë, ai përballet me akuza në Shtetet e Bashkuara për komplot për trafikimin e kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës.

Departamenti i Shtetit madje ofroi shpërblime prej 5 milionë dollarësh për arrestimin e Ovidio Guzman, Ivan Archivaldo Guzman Salazar, Jesus Alfredo Guzman Salazar dhe Joaquin El Chapo Guzman Lopez.

Ndonëse autoritetet e Shteteve të Bashkuara nuk i identifikojnë ata si krerët e perandorisë kriminale të lënë pas nga babai i tyre, ata i pozicionojnë si lojtarët kryesorë të kartelit.

Ovidio Guzman shfaqet në dosje të ndryshme gjyqësore dhe të Thesarit në Shtetet e Bashkuara për aktivitete që lidhen me trafikun e drogës dhe shpëlarjen e parave.

Autoritetet meksikane të enjten njoftuan se e kishin arrestuar djalin e El Chapo-s, Ovidio Guzman-Lopez në një operacion herët në mëngjes në Culiacan, një qytet veriperëndimor që ka qenë prej kohësh baza e kartelit Sinaloa.

Ka disa versione rreth arsyes pse Ovidio është quajtur “El Raton”. Një nga ato mund të jetë lehtësia me të cilën trafikanti i drogës iu ka shpëtuar operacioneve të sigurisë, dhe ky pseudonim për brejtësin ishte “i duhuri”.

Një version tjetër tregon dashurinë që ai ka për kafshët, si kuajt e pastër dhe gjelat.

Ky arsyetim i fundit iu atribuua trafikantit të drogës për një postim në Twitter, në të cilin llogaria, e cila mban emrin e Ovidios, siguron që hobi i tij nuk janë sendet luksoze apo makinat, por kafshët. /telegrafi/