Pas mesnatës, çmim i ri i naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës njofton se pas mesnatës do të ulet çmimi i naftës për një denarë, përcjell TV21. Edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë do të ulet për gjysmë denari. Çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë.

Çmimet sipas vendimit të fundit:

Nafta- 81,5 den për litër
Vaji ekstra i lehtë- 80,0 denarë për litër
Benzina BS-98- 81,0 denarë për litër
Benzina BS-95- 79,0 denarë për litër