Lajçak takohet me Varhelyin, bisedojnë për dialogun

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin.

Lajçak ka bërë të ditur se me Varhelyin ka biseduar për dialogun, njofton Klankosova.tv.

“Mirë që u takova me komisionerin @OliverVarhelyi sot. Ishte e dobishme të diskutohej Dialogu në kontekstin më të gjerë rajonal dhe synimet e Bashkimit Evropian për vitin 2023”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Varhelyin ka thënë se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd është çelësi për përparimin e tyre në rrugën evropiane.

“Ecja përpara në dialogun Beograd – Prishtinë është çelësi për përparimin në rrugën e tyre përkatëse evropiane. Fillimi i vitit me Përfaqësuesin Special të BE-së @MiroslavLajçak për të diskutuar rrugën përpara”, ka shkruar Varhelyi.