Andrew Tate thuhet se realizonte tatuazh emrin e tij mbi viktimat e tij të supozuara dhe i quante ato “skllavet” e tij, sipas transkripteve të lëshuara nga prokurorët.
Influencuesi mizogjen i rrjeteve sociale, Tate dhe vëllai i tij Tristan janë arrestuar të akuzuar për trafik seksual dhe krim të organizuar në Rumani, shkruan The Sun.
Tani janë zbuluar më shumë transkripta të bisedave të tij me femra që ai dyshohet se iu ka bërë presion për t’u bashkuar me biznesin e tij të pistë, të prodhimit të përmbajtjeve pornografike.
DIICOT – njësia rumune e hetimit të krimit të organizuar – përfshinte mesazhet në dosjen e akuzave që po përgatiteshin kundër Tate.
Mediat rumune tani kanë publikuar transkriptet e mesazheve me tekst, të cilat zbulojnë se si Tate kontrollonte dhe kërcënonte gratë që dyshohet se i mbante rob.
Avokatët e tij mohojnë të gjitha akuzat kundër tij – dhe pretendojnë se personaliteti i tij mizogjen në internet ishte thjesht një “karakter” i rrjeteve sociale.
Tate ka shpenzuar vite duke krijuar një perandori të deformuar duke promovuar botëkuptimin toksik që ka infektuar legjione fansash përmes rrjetit social TikTok.
Ai i ka quajtur edhe “skllave” dhe duket se i ka kërcënuar me rrip femrat që i mbante rob.
Dyshohet se Tate e kishte kërcënuar një prej femrave duke i thënë: “Je e imja përgjithmonë”.
Përndryshe, këto ditë vëllezërve Tate nuk iu hoq zgjatja 30-ditore e paraburgimit kur u paraqitën në Gjykatën e Bukureshtit.
Vëllezërit do të mbahen nën pranga të paktën deri në fund të janarit.
Tate dhe vëllai i tij dyshohet se kanë përdorur metodën “loverboy” për të rekrutuar femra për biznesin e tyre të pornografisë
Pretendohet se ata kryenin marrëdhënie me femrat përpara se t’i transferonin në kompleksin e tyre dhe studion e kamerave të internetit në Rumani.
Dhe atje DIICOT pretendon se gratë detyroheshin të performonin shfaqje intime para kamerave në internet përmes “dhunës fizike dhe detyrimit mendor”.
Tate fillimisht fitoi famë pas një paraqitjeje jetëshkurtër në spektaklin Big Brother.
Ai u largua nga ky spektakël pasi në internet filluan të qarkullonin pamjet e supozuara të tij, ku shihej duke rrahur një femër.
Që atëherë ai ka ngjallur neveri dhe zemërim me një valë përmbajtjesh skandaloze në internet. /Telegrafi/