Edhe pse shuma e saktë e pasurisë së humbur është pothuajse e pamundur të përcaktohet, humbjet totale të Musk tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë dollarësh, të vendosur nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në vitin 2000.
CEO i Tesla, SpaceX dhe Twitter, Elon Musk ka thyer rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori, sipas një raporti të Librit të Rekordeve Botërore Guinness.
Raporti shton se që nga nëntori 2021, Musk ka humbur afërsisht 182 miliardë dollarë, megjithëse burime të tjera sugjerojnë se në të vërtetë mund të jetë më afër 200 miliardë dollarë.
“Vlera neto e pasurisë së Musk ka rënë nga kulmi i saj prej 320 miliardë dollarë në vitin 2021 në 138 miliardë dollarë që nga janari 2023, kryesisht për shkak të performancës së dobët të aksioneve të Tesla.” thuhet në raportin e publikuar nga Libri Guinness.
Megjithëse shuma e saktë e pasurisë së humbur është pothuajse e pamundur të përcaktohet, humbjet totale të Musk tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë dollarësh, të vendosur nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në 2000.
Musk humbi pozicionin e tij si njeriu më i pasur në botë në dhjetor nga Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i konglomeratit francez të mallrave luksoze LVMH, i cili zotëron markën e modës Louis Vuitton.
Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk është e lidhur në aksionet e Tesla-s, të cilat pritet të bien 65 për qind në vlerë në vitin 2022. Megjithatë, marrja e Twitter nga Musk, ku ai ka ndezur polemika duke pushuar nga puna shumë punonjës dhe duke ndryshuar politikat e moderimit të përmbajtjes, qëndron prapa pjesës më të madhe të rënies së aksioneve.