Fillon faza e dytë e ndërtimit të kanalizimit fekal në Straçincë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot kanë inspektuar aktivitetet ndërtimore të kanalizimit fekal në vendbanimin Straçincë. Projekti kap vlerën e rreth 30 milionë denarë. Faza e parë financohet nga Komuna e Gazi Babës, ndërsa e dyta nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Për fat të keq ne ende po flasim për projekte të tilla, por ato janë shumë të rëndësishme. Kur kemi bashkëpunim të mirë me vetëqeverisjen lokale, si Qeveri, gjithmonë do të mbështesim projekte të tilla dhe do të gjejmë mjete për të investuar”, theksoi Nuredini.

Ai shtoi se edhe në të ardhmen me kredinë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të vazhdojnë të investojnë në projekte komunale.

“Realizojmë dhe zgjidhim një problem dhjetëvjeçar të banorëve të Straçincës”, shtoi Nuredini.

Vlera totale e këtij projekti është rreth 30 milionë denarë, faza e parë është financuar nga Komuna e Gazi Babës, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar mjete për fazën e dytë.

“Më gëzon fakti që Komuna e Gazi Babës po ndërtohet dita-ditës dhe ndryshohet edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me realizimin e shumë projekteve të tilla, gjegjësisht ndërtimin e kanalizimeve të reja fekale në disa zona të banuara”, theksoi Stefkovski.