Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti në fjalimin e tij para qytetarëve të Gostivarit në ditën e tretë të takimeve me strukturat dhe qytetarët ka deklaruar se BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti, ka shqiptarët dhe rinin prapa saj, raporton Indeks.mk
Ai në fjalën e tij theksoi se BDI është parti e madhe
“Përderisa kryetari Ali Ahmeti dëgjon hallet e qytetarëve, një kuadër i BDI-së, yni viziton trevat e rrezikshme në Kiev. Kryetari ynë ka ditur gjithmonë më së miri ti artikulojë kërkesat e shqiptarëve dhe gjithmonë ka ditur të zgjedhë kuadrot. Jemi partia e parë, që organet partiake i zgjodhi me mënyrën, një anëtarë një votë. Struktura jonë pati rastin të zgjedhë organet me votë. Zgjedhje do të ketë edhe në degët të cilët nuk u përfshijnë së fundmi, dhe BDI-ja do të rinohet edhe më shumë. Ali Ahmeti neve të rinjve na i hapi dhe shtroi rrugët dhe na ngelet neve që me përkushtim ti ecim proceset përpara”, tha Ahmeti.