USJE drejtuar Qytetit të Shkupit: Do të inicojmë procedurë para organeve, kemi ndërruar gazin natyror

Cimentorja USJE SHA Shkup në tërësi i hedh poshtë akuzat e pabaza, qëllimi i të cilave është defokusimi i opinionit. Ky reagim pason pas kallëzimit penal kundër tyre nga qyteti i Shkupit, sepse në vend të maksimumit të lejuar prej 50 mikrogramë për metër kub, nga oxhaku në orë lëshoheshin 121 mikrogramë, për shkak se kaldaja punonte me naftë dhe jo me gaz.

“Në interes të informimit të saktë dhe të vërtetë, përsërisim edhe një herë se gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, i kryer më 3 dhe 4 janar 2023, në prani të inspektorëve nga Qyteti i Shkupit, është vërtetuar se emetimet nga procesi i prodhimit në Cimentoren USJE janë më të ulëta se vlerat kufitare të lejuara. Procesi i prodhimit në Cimentoren USJE zhvillohet brenda kornizës ligjore dhe sipas standardeve mjedisore dhe prodhimi ndërpritet automatikisht nëse filtrat nuk funksionojnë.

Për shkak të krizës energjetike dhe furnizimit të ndërprerë me gaz natyror, për ngrohjen e ambienteve është përdorur mazut, i cili është burim energjie i lejuar sipas Lejes A- të integruar mjedisore. Gjatë këtij kontrolli të jashtëzakonshëm, në kaldajën me avull është regjistruar një devijim prej një parametri nga matjet, i cili nuk është pjesë e procesit të prodhimit dhe është i destinuar ekskluzivisht për ngrohjen e dhomave. Pra, është e pabazuar në bazë të një parametri, ku janë përcaktuar vlera më të larta, të konstatohet se kompania është fajtore për situatën e ndotjes. Është duke u zhvilluar një procedurë pranë institucionit kompetent, në kuadër të së cilës do të shqyrtohen të gjitha aspektet relevante.

Ndërkohë, kompania ka zbatuar menjëherë rekomandimet e inspektoratit dhe ka zëvendësuar energjinë me gaz natyror. Ndryshe nga USJE, shumë objekte publike në qytet vazhdojnë të përdorin mazut për ngrohje dhe opinioni nuk është i informuar nëse bëhet ndonjë matje në këto objekte.

Gjithashtu, matjet e bëra më 3 dhe 4 janar 2023 në afërsi të Kombinatit të Cimentores USJE, konfirmojnë edhe një herë se nuk ka korrelacion në mes të punës së Kombinatit të Çimentores dhe cilësisë së ajrit të ambientit në qytet. Rezultatet e matjeve të të gjitha pikave të shkarkimit në proces konfirmojnë se nuk ka tejkalim dhe përqendrimi i grimcave PM10 në ajrin e ambientit i matur në Cimentoren USJE është edhe më i ulët se pikat e tjera matëse në qytetin e Shkupit dhe në qytetet tjera në vend.

Është krejtësisht e pavërtetë se USJE ka ndikuar edhe më parë në ndotjen e kryeqytetit me punën e saj. Këtë e vërtetojnë të gjitha raportet tona të dorëzuara në institucione, si dhe matjet e pavarura nga laboratorët e akredituar.

Duke qenë se në publik bëhen akuza dhe konstatime të pambështetura me fakte apo prova shkencore dhe në drejtim të mbrojtjes së së vërtetës, sipas njoftimit të Cimentores do të nisim procedurat përkatëse ligjore pranë organeve kompetente.