Xhuli flet për Stresin: Tentoi të më hedhë mua në baltë, por ka rënë vet në të (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka folur me banorët e tjerë rreth mënyrës së qasjes së Stresit karshi saj, derisa të njëjtën e ka konsideruar strategji të gabuar.

Xhuli e ka akuzuar Stresin, pasi që sipas saj, ai ka tentuar të hedhë baltë mbi imazhin e banores duke e keqinterpretuar historinë e njohjes mes tyre nga jashtë.

“Sidoqoftë, Stresi është munduar të më qesë mua baltë, sepse tek e fundit ka rënë vet në baltë”, ka thënë Xhuli.