Koncert për kurorëzimin e Mbretit Charles III – Klan Macedonia

Festimet do të mbahen në datën 7 Maj në disa qytete ku do të performojnë artistë me famë botërore

Këngëtarët me famë botërore do të performojnë në Kështjellën Windsor për të shënuar kurorëzimin e Mbretit Charles III. Koncerti do të transmetohet në BBC në 7 Maj ku do të marrin pjesë ikona të muzikës.

Ceremonia do të nisë nga abacia dhe do të përfundojë me një dalje më pas nga e gjithë familja Mbretërore në Pallatin Buckingham. BBC raporton se pjesëtarë të tjerë të familjes, komunitetet dhe qytetarë do të marrin pjesë në festë.

Kori i koncerteve do të zgjidhet nga koret amatore, duke përfshirë nga shërbimi kombëtar shëndetësor, refugjatët, grupet LGBTQ+ dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, duke reflektuar synimin për ta bërë këtë një kurorëzim më gjithëpërfshirës.

Kurorëzimi i Mbretit Charles III do të bëhet në datën 6 Maj sipas protokollove mbretërore ndërsa koncerti do shtrihet edhe në disa qytete. Në krahasim me vitet e kaluara për shkak të pandemisë do të mbahen festime edhe në rrugë.

Ëestminster Abbey do të shohë kurorëzimin e Mbretit Charles dhe bashkëshortes Camilla, në një shërbim plot simbolika fetare. Ceremonia pritet të jetë më i shkurtër në kohë, më i vogël sesa për kurorëzimin e Elizabeth II në 1953. Edhe pse mbetet e pasigurt nëse Duka dhe Dukesha e Sussex do të jenë pjesë e ceremonisë për shkak të publikimit të librit nga Princ Harry ku u zbuluar një sërë të pa thënash për familjen mbretërore. Kortezhi i kurorëzimit pritet të jetë më modest. Në vitin 1953, kishte 16,000 pjesëmarrës në një ceremoni që mori 45 minuta.

Vëmendje do t’i kushtohet kostos së kurorëzimit të financuar nga shteti. Sipas Bibliotekës së Shtëpisë së Komunave, kurorëzimi në vitin 1953 të Mbretëreshës Elizabeth II kushtoi 18.8 milion £.

Klan News