Princesha Eugenie, mbesa e Mbretit Charles III, është në pritje të fëmijës të saj të dytë. Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar Buckingham Palace.
Eugenie u martua me Jack Brooksbank në vitin 2018 dhe fëmija i tyre i parë, August Philip Hawke Brooksbank, lindi në muajin Shkurt 2021 .
“Familja është e kënaqur dhe Augusti mezi pret të bëhet një vëlla i madh”, deklaroi Buckingham Palace.
32-vjeçarja Eugenie, është vajza e Princit Andrew dhe Sarës, Dukeshës së York-ut, dhe mbesa e Mbretëreshës së ndjerë.
Për të dhënë lajmin, Eugenie ndau një foto familjare teksa djali i saj, August po puthte barkun e saj të rrumbullakosur.
“Ne jemi shumë të emocionuar të ndajmë me ju se do të kemi zgjerim të familjes tonë këtë verë”, ka shkruar ajo në Instagram./tvklan.al