Vendimi i Gjermanisë për dërgimin e tankeve do të përshkallëzojë konfliktin – Klan Macedonia

Ambasada ruse në Gjermani thotë se vendimi i Berlinit për të aprovuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë është “ekstremisht i rrezikshëm” dhe do ta përshkallëzojë konfliktin në një tjetër nivel.

Në një deklaratë, ambasada tha se vendimi i Gjermanisë do të thotë braktisje të “përgjegjësisë historike që ka ndaj Rusisë”, që lindën nga krimet e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ky vendim ekstremisht i rrezikshëm e çon konfliktin në një tjetër nivel përballjeje dhe bie në kontradiktë me qëndrimet e politikanëve gjermanë, për të mos u bërë pjesë e konfliktit”, tha ambasadori Sergei Nechayev./tvklan.al