Të paktën 7 të vrarë dhe 10 të plagosur jashtë një sinagoge
Jerusalemi u trondit nga një sulm terrorist të premten në mbrëmje me të paktën 7 vetë të vrarë dhe 10 të tjerë të plagosur. Sulmi terrorist ndodhi pranë një sinagoge.
Autori i dyshuar i sulmit terrorist, hapi zjarr ndaj besimtarëve që dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma. Më pas ai u vra nga forcat e sigurisë pasi tentoi të arratisej me një makinë.
Një nga punonjësit e sigurisë së sinagogës tha se policia arriti në vendngjarje pas 20 minutash. Fillimisht Shërbimi i Urgjencës nuk u besoi telefonuesve që dhanë alarmin duke menduar se zhurma vinte nga të shtënat në ajër nga lagjet e afërta të Jerusalemit Lindor.
2 vetë raportohet se janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë pësuar lëndime mesatare ose të rënda.
Tensionet mbeten të larta që kur nëntë palestinezë, militantë dhe civilë u vranë gjatë një sulmi ushtarak izraelit në kampin e refugjatëve Jenin të Bregut Perëndimor të enjten.
Kjo u pasua nga goditja me raketa e Izraelit nga Gaza, të cilave Izraeli ju përgjigj me sulme ajrore.
Tv Klan