Ministri i Shëndetësisë, njëkohësisht nënkryetar i Alternativës, Bekim Sali, në Click Plus në TV21 tha se arsyet që përmenden publikisht për hyrjen e Aleancës në qeveri janë përralla politike.
Sipas tij, me hyrjen e Aleancës shumica nuk i afrohet numrit të 80 deputetëve të nevojshëm për ndryshimet kushtetuese, por kjo deklarohet vetëm për opinion. Sali tha se ASh-ja, por edhe LSDM-ja, duhet të tregojnë arsyet e vërteta se pse po hyn Aleanca në Qeveri.
“Këto që përmenden, gjoja për arritjen e 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese ose për eurointegrimet, këto janë përralla politike. Duket se ka arsye të tjera dhe marrëveshje tjetër me Aleancën prandaj është mirë që t’i bëjnë publike”, tha Sali.