“Të dëbohet sa më parë”, operacioni “Bridora” kundër shqiptarëve në Britani

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka urdhëruar njësitë e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve, si një përpjekje për të përshpejtuar dëbimet.

Burime për “Independent” thonë se operacioni kundër emigrantëve shqiptarë të paligjshëm është koduar me emrin “Bridora” dhe synon të trajtojë sa më shumë aplikime dhe t’i largojë ata sa më parë nga ishulli.

Ndërkohë, kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi gjatë një interviste, mbetet i zotuar për të kthyer emigrantët e paligjshëm në Shqipëri.

Sunak e konsideroi “qesharak” nivelin e emigrimit të paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar.

“Nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, do të ndaloheni shpejt dhe pastaj brenda disa ditësh apo javësh do të dëgjojmë pretendimin tuaj”, tha Sunak, duke shtuar se deportimi do të jetë i menjëhershëm edhe si një mënyrë për të reduktuar hyrjen e emigrantëve me gomone në Britani. /euronews.al