BE miraton 10 milionë euro për jetimët e luftës në Ukrainë – Klan Macedonia

Komisioni Europian ka miratuar 10 milionë euro për të ndihmuar fëmijët jetimë të luftës në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm i politikave të fqinjësisë së ekzekutivit të BE-së, pas angazhimit të shpallur të enjten e kaluar nga Ursula von der Leyen në takimin e saj me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

“Si pjesë e kësaj pakete, ne do të përdorim mjetin tonë të binjakëzimit: nëpunësit civilë nga shtetet anëtare do të punojnë me autoritetet ukrainase për të hartuar një strategji moderne të kujdesit për fëmijët,” theksoi ai.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!