Një person në Siri humb 12 anëtarët e familjes nga tërmeti – Klan Macedonia

E gjithë bota është tronditur nga pasojat që ka lënë tërmeti tragjik në Turqi e Siri dy ditë më parë.

Numri i viktimave ka kaluar mbi 9 mijë, mes tyre familjarë, fëmijë e gra e burra.

Së fundmi është bërë publike një video në rrjetet sociale, një burrë tregon se ka humbur 12 anëtarë të familjes së tij.

Në video ai shihet me sytë me lot, ndërsa tregon tmerrin që po përjeton.

Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 9500 persona.

Shifra ende nuk është përfundimtare, sepse në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të magnitudës 7.9 ballë të tërmetit.

Pas tërmetit që zgjati më shumë se dy minuta, Turqia është goditur edhe nga tërmete të tjera të fuqishme. Në Turqi, mbi 11.300 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke prekur kryesisht qytetet Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Iskenderun dhe Adiyaman.

Një gjendje e jashtëzakonshme tre mujore është shpallur në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan në 10 provincat më të prekura nga tërmeti. Vendet në mbarë botën po dërgojnë mbështetje për të ndihmuar ekipet e kërkime shpëtimet. /EO

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!