Tërmeti tronditi Shqipërinë. Epiqendra dhe magnituda

Vendi ynë është tronditur ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.9.

Epiqendra ishte 23 km larg Elbasanit në fshatrat e Librazhdit dhe thellësia 2 km.

Lëkundjet janë ndjerë në Librazhd, Gramsh, Prrenjas, Pogradec etj.

Tërmeti shkaktoi momente paniku te qytetarët, por nuk kishte dëme materiale.