Arrestohet pronari i këtij portali, bastiset shtëpia e tij

Policia mbrëmë në Shkup ka ndaluar pronarin e portalit “Dokaz”, Marjan Stamenkovski. Njësite policore kanë ndëhyrë në shtëpinë e tij duke kryer bastisje dhe se si prova janë marrë telefona celularë, kompjuterë dhe para të gatshme.

Bastisja ka vazhduar për disa orë dhe është kryer me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, përcjell INA.

Siç mësohet, Stamenkovski natën ka kaluar në stacionin policor në Karposh, ndërsa nesër planifikohet të sillet para gjykatësit në procedurë paraprake.

Informacionet e pakonfirmuara thonë se bëhet fjalë për një raport në lidhje me shkrimet e Stamenkovskit për një person nga Departamenti i gjashtë i Ministrisë së Brendshme. Në shtëpinë e gazetarit sonte është thirrur edhe një ambulancë pasi Stamenkovski është ankuar se nuk është mirë, raporton Plusinfo.  Stamenkovski me portalin e tij që funksionon më tepër pa adresë dhe redaksi merret me shkrime kontraverse me akuza dhe fyerje pa limite duke pasur si cak personalitete publike.