Të enjten banorët e nominuar të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kanë mbajtur darkën e të nominuarve.
Vivi, Stresi, Xhuli, Dafina, Melisa, Mbresa, Vedati dhe Andi kanë diskutuar bashkërisht dhe i janë përgjigjur pyetjeve të përpiluara nga vëllai i madh.
Mes pyetjeve, Xhuli ka folur për videon e famshme intime, të cilën para 12 vitesh ia kishte publikuar ish-i dashuri dhe ajo ishte detyruar që të largohej nga jeta publike shkaku i saj.
“Së pari unë nuk jam e njohur për atë videon intime, pasi unë jam shantazhuar për atë video dhe kam paguar një çmim. Unë nuk jam njohur për këtë, por jam njohur si ‘Miss Diaspora 2005’, ‘Miss Finlanda 2008’ dhe ‘Miss Kosova 2010’, dhe fatkeqësia që më ka ndodhur mua, iu ka ndodhur shumë grave dhe vajzave dhe unë kam guxim që t’iu them atyre vajzave që të mos japin para atyre njerëzve që shantazhojnë me gjë intime që ty ta marrin jetën, unë do të luftoj çdo ditë të mos iu ndodh vajzave të tjera”, ka thënë Xhuli.
Ai pyeti nëse mendon se njohjet e saj të shpeshta janë një lloj shenje që ajo vet e kërkon belanë?
“Ke thënë që verës kam njohur tre-katër persona, ke njohur Atdheun, ke folur për ish-in tënd nga Tropoja. Mua më bën të dyshosh që ti vet i lyp këto sekuencash njohje që të ka ndodhur po kjo histori”, ka thënë Stresi.
Ndërkohë një gjë e tillë është hedhur kategorikisht poshtë nga Xhuli, e cila i është përgjigjur duke i thënë: “Është mendimi yt personal”. /Telegrafi/