Policia e Kosovës ka filluar të mbajë ligjërata në institucionet edukativo-arsimore për parandalimin e pasojave nga loja e rrezikshme sfiduese “Sfida, thyerja e kafkës”, e cila po qarkullon që një kohë në rrjetin social Tik-Tok.
Me miratimin e Drejtorive Komunale të komunave të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderajt, ligjëratat po mbahen në shkollat e mesme të ulëta në këto tre komuna, njofton Policia e Kosovës, shkruan Klankosova.tv.
Këto ligjërata kanë për synim vetëdijesimin të nxënësve rreth pasojave të këtyre lojërave të rrezikshme në rrjetet sociale dhe efektet negative që shkaktojnë te nxënësit.
Sipas policisë, përmes ligjëratave të tilla synohet që nxënësit të marrin njohuri, udhëzime dhe këshilla rreth masave të sigurisë në rrjetet sociale, në përdorimin e sigurt të internetit dhe krijimin e një ambientit të sigurt në të gjitha shkollat e rajonit të Mitrovicës.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.