“Në bazë të nenit 65 të rregullores, meqenëse deputeti Edmond Spaho, pasi i është dhënë dhe masa e vërejtjes dhe vazhdon ta mbajë të zaptuar foltoren e Kuvendit, vendos përjashtimin e tij nga kjo seancë. Kjo masë do të shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me ndalimin e pagës së deputetit për këtë ditë.
Po ju paralajmëroj që do t’ju përsëris të njëjtat masa. Sjellja juaj është përsëritëse. Mendohuni mirë për dënimin që do t’ju rezultojë në finale. I tërheq vëmendjen edhe zonjës Hoti, bëtë zhurmë“, tha Felaj. Kjo e fundit tërhoqi vazhdimisht vëmendjen e deputetit disa herë gjatë seancës për zhurmën që shkaktonte. /abcnews.al