Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në hapje të Konferencës së Sigurisë në Munich.
Vuçiq bëri të ditur se me Blinken folën për marrëdhëniet në mes Kosovës e Serbisë, teksa tha u konfirmuan edhe përmirësimet e marrëdhënieve dypalëshe në mes Serbisë e ShBA-së.
Kujtojmë se më herët, Vuçiq u takua edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron e Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Në Konferencën e Sigurisë do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.