Ylli maroken dënohet me 6 vjet për dhunim në Francë

Saad Lamjarred, këngëtar i popullarizuar maroken, është shpallur fajtor për dhunimin e një femre në Francë dhe është dënuar me gjashtë vjet burg.

Lamjarred, 37 vjeçar nuk reagoi kur iu lexua verdiktin në një gjykatë në Paris të premten, raportojnë mediat franceze.

Gjatë gjykimit të shkurtë, ai mohoi se kishte dhunuar këtë femër në një hotel në Paris në vitin 2016, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Lamjarred është i famshëm në botën e muzikës arabe. Hiti i tij “LM3ALLEM” është shikuar mbi një bilion herë në YouTube.

Kur ai u arrestua në vitin 2016, mbreti i Marokut, i cili kishte dekoruar të me nderin më të lartë kombëtar, intervenoi të mbulonte shpenzimet ligjore të këngëtarit.

Shumë nga adhuruesit e këngëtarit thanë në atë kohë se ai ishte viktimë e një ‘ploti’ nga shteti fqinj Algjeria, e cila ka kufizuar marrëdhëniet me Marokun.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.