Rihanna tregoi barkun e rrumbullakosur teksa po bënte pazar në Maxfield në West Hollywood, Kaliforni , të mërkurën (15 mars).
Krijuesja e hitit “Lift Me Up”, 35 vjeç, veshi një polo të kaltër me mëngë të gjata me vija të kuqe dhe të bardha.
Bukuroshja e industrisë së muzikës futi pjesën e sipërme poshtë sytjenave për të ekspozuar barkun e saj në rritje.

Asaj iu bashkua partneri i saj, ASAP Rocky , 34 vjeç, teksa ecnin dorë për dore në trotuar, të veshur plot stil.
Rihanna e ka kombinuar ‘look’-un me xhinse të gjera dhe çizme kafe me lidhëse të kuqe.

Flokët e saj kaçurrela ishin hedhur në një bisht dhe ajo kishte një palë syze dielli në fytyrën e saj pa grim.
Për aksesorët, këngëtarja e “Umbrella” shkoi me disa vathë, duke përfshirë një vath të madh ari vetëm në njërën anë që i ngjante një dore me gishtin e mesit të ngjitur.
