Nga 3800 produkte medicinale sa janë të regjistruara në vend, aktualisht diku mbi 60 përqind e tyre janë nga vendet e Bashkimit Evropian, të pasuara nga rajoni, vendi dhe tregjet aziatike.
Megjithëse në të kaluarën tregu farmaceutik në Kosovë dispononte më shumë ilaçe evropiane sesa kaq, njofton Klankosova.tv.
“Nga vendet e Bashkimit Evropian ka pasur më shumë përqindje të produkteve dhe vërehet një rritje e produkteve të vendeve jo të Bashkimit Evropian”, tregon kreu i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi.
Sipas OFK, arsyeja pse kompanitë e mëdha të BE-së janë larguar është për shkak se tregu kosovar është i vogël, nuk është atraktiv dhe fuqia e blerjes është e ulët, përfshirë këtu edhe konkurrencën në raport me produktet që vijnë nga tregjet aziatike, të cilat janë më çmime më të lira.
Nga Oda bënë me dije se në draft-ligjin e ri për produkte dhe pajisje medicinale po punohet që të gjendet një opsion më i mirë që nxit regjistrimin e barnave të BE-së në Kosovë. /Klankosova.tv
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.