Berlusconi ka leukemi, raportojnë mediat

Silvio Berlusconi, i cili katër herë ishte Kryeministër i Italisë, ka leukemi, raportojnë Reuters dhe Corriere della Sera, duke cituar një burim të mirëinformuar.

Tetëdhjetë e gjashtë vjeçari Berlusconi u shtrua dje në repartin e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano pasi u ankua për probleme me frymëmarrjen.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa raportoi se gjendja e Berlusconit mbetet e komplikuar, por stabile dhe se mjekët po e monitorojnë vazhdimisht.

Berlusconi u rikthye në derë të madhe në politikën italiane në zgjedhjet e fundit parlamentare, pas të cilave partia e tij “Forza Italia” u bë pjesë e koalicionit qeverisës.