Një 32-vjeçar është therur me thikë në fshatin Borakë të Shijakut.
Policia ka bërë të ditur se personi që është therur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.