Crowe është pak xheloz për Gladiatorin e ri

Aktori Russell Crowe ka thënë që është pak xheloz për filmin vazhdues të regjisorit Ridley Scott, Gladiatori.

Crowe i cili kishte qenë protagonist te filmi i parë, së fundmi e konfirmoi që nuk do të jetë pjesë e filmit të dytë.

Ndërkaq, tani po raportohet që ylli i “Aftersun” dhe i “Normal People”, Paul Mescal, do të jetë në rol kryesor.

“Shihni, është gjëja e vetme për të cilën ndihem paksa xheloz, e dini? Sepse isha një burrë shumë më i ri, dhe qartazi, ishte një përvojë e madhe në jetën time”, ka thënë Crowe për Collider.