Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar takim me Asistent Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, David Cattler.
Në qendër të bisedës ka qenë përballimi i sfidave komplekse të sigurisë, transmeton KlanKosova.tv.
“Bashkëpunimi ndërmjet strukturave tona të inteligjencës me ato të NATO-s, është thelbësor për të parandaluar influencat e vendeve me qëllime jo miqësore”, është shprehur Begaj, përcjell KlanKosova.tv.