Gafë në Itali, promovohet turizmi vendas me pamje të një shteti tjetër – Klan Macedonia

Fushata reklamuese i ka kushtuar qeverisë italiane rreth 9 mln Euro

Kjo është videoja promovuese e Ministrisë Italiane të Turizmit pak para nisjes së sezonit turistik. Videoja, e cila sjell një panoramë të mrekullueshme të shtetit fqinj është vënë në shënjestër të kritikave e kjo për shkak edhe të një gafe.

I titulluar “Open to Meraviglia”, videoja pjesë e një fushate 9 milionë Euro promovon bukuritë e vendit me pamje të një shtetit tjetër. Janë pikërisht këto pamje të një grup të rinjsh, të cilët pinë verë në një oborr të ndriçuar nga rrezet e diellit.