Berisha kërkon të zbulojë ata që ndikuan të shpallej “non grata” në ShBA

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka kontraktuar në ShBA një kompani lobimi për të mësuar se kush ndikoi dhe cilat ishin argumentet e marra parasysh në momentin kur ai u shpall “non garta” në ShBA.

Kontrata e Berishës me kompaninë “PRIME Policy Group” është publikuar dhe zyrtarisht.

Detaji i parë që të bie në sy është fakti se kjo kontratë është “pro-bono”, që do të thotë se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do të ndihmojë Berishën mbi baza krejtësisht vullnetare pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.