Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar homologun e tij turk, Hulusi Akar, gjatë panairit të teknologjisë ushtarake TKNOFEST në Stamboll.
Mehaj dhe Akar folën për thellimin e bashkëpunimit që do të ndodhë pas nënshkrimit të marrëveshjes SOFA, marrëveshjes së shkëmbimit të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.
“Ministri Akar ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, i pari i Mbrojtjes ka takuar edhe ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, atë të Azerbejxhanit, Zekir Hasanov dhe ministrin e Mbrojtjes së Burkina Fasos, Aime Berthelemy Simpore.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber