Banorët e fshatrave rreth rrugës Gjilan- Bujanoc protestuan të shtunën, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve për pak çaste, pasi punimet për shtrimin e asfaltit të ri nuk u kryen tash e 4 vjet.
Saga e kryerjes së projektit të Ministrisë së Infrastrukturës që nisi në 2019-ën, po u shkakton telashe bizneseve rreth kësaj rruge, por edhe nëpër shtëpi banimi për shkak të pluhurit.
Banorët premtuan edhe protesta tjera deri në rregullimin e rrugës, ndërkohë në Ministrinë e Infrastrukturës i thanë Klan Kosovës se për shkak të reshjeve të shpeshta të shiut është ngadalësuar intensiteti i punimeve.
Në këtë dikaster siguruan që deri në fund të qershorit krejt projekti i mbi 3 milionë eurove do të kryhet.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber