Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, 28 vjeçari nga Skenderaj

Një 28 vjeçar nga Skenderaj është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Zahiti tha se trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ai theksoi se po ashtu me urdhër të prokurorit hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit/Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.