Hapini dyert për emigrantët – Klan Macedonia

“EMIGRANTET QE IKIN NGA VARFERIA DUHET TE MIREPRITEN DHE TE INTEGROHEN”

Gjatë një meshe në ditën e fundit të udhëtimit të tij në Hungari, Papa Françesku kërkoi që dyert të mos mbyllen për emigrantët. Papa deklaroi se emigrantët që ikin nga varfëria duhet të mirëpriten dhe të integrohen sepse ata mund të pasurojnë kulturalisht vendet pritëse dhe të rrisin popullsinë në pakësim të Evropës.

Papa Françesku kryesoi një meshë të madhe, ku u kërkoi hungarezëve të mos mbyllin derën për migrantët dhe ata që janë “të huaj ose të ndryshëm nga të tjerët.

Më shumë se 50,000 njerëz u mblodhën rreth sheshit prapa ndërtesës ikonë neo-gotike të parlamentit të Budapestit, një simbol i kryeqytetit, për të parë Papën në ditën e fundit të vizitës së tij në vend.

Ati i shenjtë ripërsëriti edhe njeherë se nacionalizimi po rritet gjithnjë e më shumë në Europë.

”Sa e trishtueshme dhe e dhimbshme është të shohësh dyer të mbyllura. Dyert e mbyllura të egoizmit tonë në lidhje me të tjerët; dyert e mbyllura të individualizmit tonë mes një shoqërie të izolimit në rritje; dyert e mbyllura të indiferencës sonë ndaj të paprivilegjuarve dhe atyre që vuajnë; dyert i mbyllim ndaj atyre që janë të huaj apo ndryshe nga ne, ndaj emigrantëve apo të varfërve.  Të lutem, le t’i hapim ato dyer!  Le të përpiqemi të jemi më zemërgjerë me fjalët, veprat dhe aktivitetet tona të përditshme” –  tha Papa Françesku.

Orban, një populist e sheh veten si një mbrojtës të vlerave të krishtera. Ai ka thënë se nuk do të lejonte që Hungaria të transformohej në një “vend emigrantësh”, siç janë bërë të tjerët në Evropë. Papa u shpreh se emigrantët që ikin nga varfëria duhet të mirëpriten dhe të integrohen sepse ata mund të pasurojnë kulturalisht vendet pritëse dhe të rrisin popullsinë në pakësim të Evropës.

Qeveria e Orbanit ka ndërtuar një gardh çeliku në kufirin me Serbinë për të mbajtur larg emigrantët. Është hera e dytë që Françesku përdori një kontekst fetar për të shprehur mendimin e tij. Në fund të fjalimit të tij Ati i Shenjtë përmendi luftën në Ukrainë.

 ” Duhet të ndërtojmë paqen dhe për t’u dhënë brezave të rinj një të ardhme shprese, jo luftë, një të ardhme plot djepa e jo varre, një botë vëllezërish dhe motrash, jo mure,” tha ai. . Udhëtimi tre-ditor është i pari i Papës në Hungari vjen pas shtrimit të spital kur ai u shtrua për shkak të bronkitit.

GAZETARE: LIVIA KALLFA