Është bërë virale një video e një burri duke kërcyer me shumë energji gjatë një performance të Rita Orës në një ngjarje bamirësie.
Rita po performonte këngën e saj “Praising You” në një ngjarje të Prince’s Trust në Nju Jork, kur lobisti australian Ian Smith vendosi të tregonte lëvizjet e tij të kërcimit.
Ky kërcim nuk i ka ikur artistes kosovare, e cila u mahnit nga vallëzimi i 57-vjeçarit, derisa kërkoi që ai të merrte pjesë në gjithë performancat e saj.
“Gjejeni këtë burrë, më duhet në çdo performancë timen. Më duhesh në jetën time”, u shpreh Rita, teksa e komentonte vallëzimin e 57-vjeçarit.
https://www.bbc.com/news/av/entertainment-arts-65448332
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.