Ylli i njohur botëror, nga Prishtina, Dua Lipa, mbrëmë mahniti të gjithë me paraqitjen e saj me një fustan të bardhë në eventin Met Gala.
Fustani i saj qe zgjedhje nga Chanel, dhe i takonte modës së lashtë të vjeshtës 1992, përcjell klankosova.tv.
Ai ishte punuar dikur me shumë delikatesë nga stilisti i njohur, tashmë i ndjerë, Karl Lagerfeld.
Ky fustan, që jepte ndjesinë e një princeshe, fillimisht ishte modeluar dikur në pasarela, nga muza e Lagerfeld, Claudia Schiffer.

Fustani përfundon me thekë të shkurtuar dhe të zgjatur që jo vetëm e zgjat fundin, por i jep atij një paraqitje tjetër.

Fustani fillimisht ishte veshur me një kapele me lule, por Lipa e kombinoi të sajën me një diamant mahnitës nga Tiffany & Co.
“Kjo gjë e vogël”, tha ajo me shaka në tapetin e kuq.
“Jam shumë me fat që mund ta shfaq atë në Met Gala’’, u shpreh ajo mes tjerash.
