Është mirë të jesh në shtëpi – Klan Macedonia

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka udhëtuar në Skoci për të parë fushat e tij të golfit.

Sapo doli nga avioni, përpara se të futej në një makinat e eskortës që e shoqëronte, Trump tha se “është mirë të jesh në shtëpi, kjo është shtëpia e nënës time”.

E ëma e Donald Trump, Mary, lindi në Ishullin Lewis përpara se të emigronte në SHBA.

Në vizitën në Skoci, Trump shoqërohet nga djali i tij Eric. Pas Skocisë, Donald Trump do të udhëtojë në Irlandë.

Donald Trump ka paralajmëruar se do të kandidojë sërish për President të Shteteve të Bashkuara.  /tvklan.al