Hong Kongu rrit pagën minimale me 32 cent – Klan Macedonia

Qyteti është një nga më të shtrenjtit në botë, qytetarët reagojnë ashpër ndaj vendimit

Është një nga qytetet më të shtrenjta në botë, por Hong Kongu është në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare për shkak të vendimit të qeverisë për të rritur pagën me 32 cent për orë.

Pra nga 4.78 $ që ishte ora tashmë është 5.1$.Një vendim i tillë nuk është pritur mirë nga qytetarët që e kanë konsideruar si tallje.

Paga minimale, e vendosur për herë të parë në vitin 2011, supozohet të rishikohej çdo dy vjet por ajo mbeti në vend për shkak se ekonomia e vendit u godit nga pandemia e COVID.

Në vitin 2022, Hong Kongu u bashkua me Los Anxhelosin për vendin e katërt në Indeksin Botëror të Kostos së Jetesës. Nju Jorku, Singapori dhe Tel Avivi janë në tre vendet e para.

Ndërkohë, sindikatat, të cilat kanë përfaqësuar zërin e qindra mijëra punëtorëve, u shpërbënë pas futjes së një ligji të sigurisë kombëtare që është përdorur për të burgosur figura politike, gazetarë, mësues por dhe protestues.

Për shumë vite, mijëra protestues dilnin në rrugë për të kërkuar kushte më të mira por protestat masive janë zhdukur që nga vendosja e këtij ligji.

Klan News