Kryeministri Dimitar Kovaçevski ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri Kovaçevski janë zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, informon PRESSonline.al.
Në kuadër të vizitës së punës që fillon nesër, me ftesë të kryesuesit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Zvicër, kryeministri Kovaçevski është paraparë të mbajë fjalim në seancën e hapur të Këshillit të Sigurimit, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. .
Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, gjatë qëndrimit në Nju Jork, në kuadër të programit për shënimin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara, kryeministri Kovacevski do të takohet me përfaqësues të lartë të UNICEF-it dhe UNDP-së dhe do të prononcohet në pritjen e organizuar me rastin e 30 vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara. Në kuadër të programit për shënimin e 30-vjetorit, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në panelin kushtuar diplomacisë parandaluese, ndërmjetësimit dhe politikës së miqësisë në selinë e OKB-së.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Kovaçevski do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në manifestimin e organizuar për shënimin e Ditës së gjuhës maqedonase.
Në Uashington, kryeministri Kovacevski do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jonathan Feiner. këshilltarin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe me disa senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Kryeministri Kovaçevski do të ketë takim edhe me anëtarët e bordit të Këshillit Atlantik.
Në kuadër të vizitës së punës në Uashington, kryeministri Kovacevski do të vizitojë Universitetin prestigjioz John Hopkins në Uashington, ku pas takimit me dekanin James Steinberg, kryeministri Kovacevski do të mbajë një ligjëratë për sfidat dhe mundësitë e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në rrugën e tyre evropiane, duke pasur parasysh nevojën për zhvillim të shpejtë të rajonit.
Sipas agjendës, është paraparë edhe takim i kryeministrit Kovaçevski me përfaqësues të diasporës maqedonase në SHBA. / PRESSonline.al