Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkoloneli Basri Shabani, ka mbajtur një takim informues me përfaqësuesit e komunitetit në Shtërpcë, ku u bë thirrje që të rinjtë e komuniteteve pakicë të aplikojnë në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë takimet me komunitetin jo-shumicë në me qëllim të inkurajimit të të rinjve për të aplikuar në Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga komuniteti pakicë , sipas kritereve të përcaktuara për aplikim”, thuhet në njoftim, tranmseton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS