Ed Sheeran humbi funeralin e gjyshes së tij për shkak të gjyqit për të drejtat e autorit

Ed Sheeran humbi funeralin e gjyshes së tij 98-vjeçare si rezultat i gjykimit të tij të vazhdueshëm për të drejtat e autorit në New York, këtë javë.

Për këtë sipas Independent, familjarët treguan se Ed Sheeran, po ndjehej shumë i mërzitur, përcjell klankosova.tv.

Kantautori britanik është paditur nga trashëgimtarët e Ed Townsend, kantautorit që kompozoi klasikun e 1973-ës, “Let’s Get It On” me Marvin Gaye.

Ata pretendonin se Sheeran ka plagjiaturë elemente të këngës së Gaye në hitin e tij të vitit 2014 “Thinking Out Loud”, të cilin ai e mohon.

Megjithatë këto akuza sot, u hodhën poshtë, pasi gjyqi vërtetoi se Ed Sheeran, nuk ka kopjuar pjesë nga teksti i këngës “Let’s Get It On”.